Temperaturat e ajrit këto ditë kanë regjistruar rënie të ndjeshme, kryesisht pas reshjeve të dëborës në zonat juglindore dhe ato veriore. Por në qytetet bregdetare kjo nuk i ka penguar qytetarët që të bëjnë xhiron e përditshme apo edhe të mëngjesit.
Madje një grua afro 70 vjeçe në Vlorë ka "sfiduar" të ftohtin, duke u larë në det, gjë kjo e cila nuk është aspak e zakonshme për stinën e Dhjetorit. Ajo është shpehur para kamerës së Top Channel se ndihet shumë mirë me shëndet dhe se deti e rinon atë.