Aktualitet

Zjarri përfshin zonën mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës

Shkruar nga Liberale.al

Zjarri përfshin zonën mes Drenovës dhe Gorishovës,

Flakët e përhapura me shpejtësi për shkak të erës së fortë kanë përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të gjerë pyjore në zonën mes Drenovës dhe kodrave të Gorishovës. Zjarri ka avancuar me ritme të shpejta, duke krijuar një situatë alarmante, sidomos pranë puseve të naftës nr. 25 dhe 38, ku flakët janë afruar në distanca të rrezikshme.

Përballja me flakët ka qenë intensive dhe është bërë e mundur falë angazhimit të strukturave zjarrfikëse nga disa bashki të vendit, përfshirë Fierin, Mallakastrën, Roskovecin, Beratin, Patosin dhe ekipet e Albpetrolit. Mjetet zjarrfikëse kanë vijuar punën pa ndërprerje deri në neutralizimin e pjesës më të rrezikshme të zjarrit, ndërsa në terren ka qenë i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i Albpetrolit, Eltar Deda, i cili ka ndjekur nga afër operacionin.

Situata mbetet ende e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fuqishme që po favorizon përhapjen e flakëve në disa drejtime. Aktualisht, në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë angazhuar edhe 4 mjete zjarrfikëse të ushtrisë, të cilat po punojnë për të vënë plotësisht nën kontroll situatën.

Autoritetet lokale bëjnë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët e zonës, ndërkohë që hetimet për shkaqet e zjarrit pritet të nisin sapo situata të stabilizohet.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH