Fieri u trondit ditën e djeshme nga zbulimi i një ngjarjeje shumë të rëndë brenda familjes Rama në fshatin Frashër.
Vajza e dytë e familjes, Emanilda Rama mbyti me tel, mbrëmjen e 23 korrik rreth orës 23:00, babain e saj, 56-vjeçarin Anesti Rama.
Kunata e këtij të fundit u shpreh se kjo familje kishin probleme në shtëpi.
Kunata e viktimës: Kishin edhe probleme, se tani çifti ka probleme në shtëpi, por edhe çupën nuk e njoh aq mirë se unë kam qenë në Delvinë. Lekët që punonte, i kishin hedhur ata të punës a nuk e di, edhe me pasaportën e tyre venin merrnin lekët. Lekët ky nuk i merrte dot në dorë, se nuk i njihte lekët, vetëm se punonte, lekë në xhep ai nuk mori asnjëherë.