Media “Liberale” është një titull i veçantë në mozaikun e medias online apo të shtypit të shkruar në Shqipëri. Ajo është një botim i Institutit Liberal të Tiranës “PASHKO”. Nga vera e vitit 2022, botohet edhe REVISTA LIBERALE, e përtremuajshme me 125 faqe.
Liberale.al në përputhje me frymën dhe filozofinë e saj promovon fort idetë e liberalizmit politik dhe ekonomik, tolerancën, parimet demokratike si dhe mbështetjen e sipërmarrjes së lirë kundër etatizmit, kundër administrativizmit dhe kundër shtetit të madh dhe procedurave burokratike.
Liberale.al nga tërësia e peizazhit kompleks mediatik shqiptar ofron lajme, informacione, komente, analiza, opnione, ekspertiza nën frymën e politikës editoriale të liberalizmit politik dhe ekonomik. Kjo media dallohet për frymë të theksuar euroatlantike: për mbështetjen e parimeve të demokracise liberale, të bashkëjetesës demokratike dhe të tolerancës në shoqërinë shqiptare. Ajo promovon fort liberalizmin ekonomik dhe është e disponueshme për të gjithë aktorët shoqërorë, korporatat, institucionet për të promovuar idetë dhe kauzat e tyre të cilat bien në përputhje me liberalizmin ekonomik.
Kontakt:
Rr. Milto Tutulani 6, Pallati 4
Tiranë 1019, Shqipëri
Redaksia: Reldar Dedaj
[email protected]
Marketingu: Ledio Trungu
[email protected]
+355 68 36 73191