Aktualitet

Zbulohen dy apartamente të kthyer në shtëpi prostitucioni në Elbasan, 8 persona në pranga

Shkruar nga Liberale

Zbulohen dy apartamente të kthyer në shtëpi prostitucioni në

Policia e Elbasanit ka finalizuar pas disa javësh hetime me metoda proaktive operacionin e koduar “Shame”, që çoi në zbulimin e një rrjeti të mirëorganizuar prostitucioni me bazë në dy apartamente të marra me qira në qytet.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë 8 persona, mes tyre shtetas kinezë, brazilianë dhe shqiptarë, ndërsa 3 të tjerë u proceduan penalisht për mbështetje të aktivitetit kriminal.

Në pranga ranë shtetasit kinezë K. Ch. (44 vjeç) dhe R. C. (38 vjeçe), të dy të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe falsifikim dokumentesh, vepra të kryera në bashkëpunim.

Gjithashtu u arrestuan për ushtrim prostitucioni shtetaset L. N. (46 vjeçe, kineze), B. G. (52 vjeçe, braziliane) dhe E. S. (23 vjeçe, braziliane). Sipas hetimeve, ato ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës, të promovuara përmes faqeve online.

Policia arrestoi në vendngjarje edhe tre shtetas shqiptarë, A. P. dhe L. T. (të dy 38 vjeç) dhe R. F. (28 vjeç), të cilët ishin klientë që kishin paguar për shërbime seksuale.

Ndërkohë, janë proceduar penalisht dy pronarët e apartamenteve, A. V. (46 vjeç) dhe B. H. (36 vjeçe), si dhe një sanitare, O. T. (19 vjeçe), për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Gjatë operacionit u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme, dokumente personale, vulë e dyshuar false, letërnjoftime, si dhe 10 celularë të përdorur për komunikime dhe promovim të aktivitetit të paligjshëm.

Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë për vijimin e procedurave penale ndaj të gjithë personave të përfshirë në këtë rrjet prostitucioni ndërkombëtar.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH