Aktualitet

EMRI/ Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares në Fier

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i

Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik ditën e djeshme në fshatin Frashër, ku Emanilda Rama, 26 vjeçe, vrau për motive të dobëta babanë e saj. Policia ka vënë në pranga një person të dytë, të dyshuar si bashkëpunëtor në këtë krim të rëndë familjar.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Fierit, është arrestuar Çlirim Dogani, 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec. Hetimet paraprake tregojnë se ai ka bashkëpunuar me të renë në ekzekutimin e viktimës, duke përdorur tel për strangulim, si edhe sende të forta dhe mjete prerëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit kanë vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në ditët në vijim.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH