Universitet

Me 1100 + të diplomuar në 10 vjet, KPT nis rrugën e re si TCT- TIRANA COLLEGE OF TECNOLOGY me 8 diploma profesionale dhe 4 BACHELOR

Shkruar nga Liberale

Me 1100 + të diplomuar në 10 vjet,  KPT nis rrugën e re si TCT-

Ministria e Arsimit dhe Sportit pranoi në muajin qershor riorganizimin e Kolegjit Profesional të Tiranës në Tirana College of Technology (TCT). Urdhëri nr. 266 i 19 qershorit 2025 ngarkonte gjithë institucionet përkatëse për njohjen dhe zbatimin e procesit të kalimit të këtij institucioni nga kolegj profesional në kolegj universitar. Kjo i jep të drejtën Kolegjit Universitar "Tirana College of Technology" që të ofrojë, përveç tetë programeve profesionale, edhe programe në ciklin Bachelor.

Në vitin akademik 2025-2026, TCT do të ofrojë katër progame të tilla në ciklin e parë të studimeve, me natyrë tërësisht aplikative, si: Inxhinieri Mekanike; Inxhinieri Civile; Inxhinieri Elektronike dhe Inxhinieri Software.
Për rektorin e këtij institucioni Prof. Dr. Andonaq Lamani, ky vendim ishte më se i pritur, ndërsa vijon puna për të zbatuar vizionin që ka Tirana College of Technology (TCT) për të bërë diferencën në tregun e arsimit të lartë në Shqipëri dhe për të ofruar mundësi të reja profesionale për të rinjtë.

Ky rrugëtim i ri i Tirana College of Technology ndërtohet mbi bazat e forta të hedhura prej një dekade nga Kolegji Profesional i Tiranës, i cili i ka ofruar arsimit të lartë disa prej programeve 2-vjeçare më të kërkuara në tregun e punës. Kur nisi rrugëtimin më 2015-ën, kolegji ishte risi për terrenin shqiptar, duke përmbushur nevojën për zbatues dhe teknikë të lartë.

Në 10 vite, Kolegji Profesional i Tiranës ka regjistruar 1514 studentë dhe ka diplomuar 1120, në dhjetë programet e studimit: Elektronikë; Database dhe Web Design; Teknologji e Instalimeve elektrike; Administrim Zyre; Elektro-mekanikë; Teknologji Automjetesh; Teknoogji Ajrimi dhe Kondicionimi; Gjeodezi; Teknologji Ndërtimi. Këta të diplomuar kanë zënë tashmë vendin e tyrë në tregun e punës, si profesionistë dhe asete të çmuara për ekonominë dhe vendin tonë. Pavarësisht, se kolegji nuk ka kriter regjistrimi mesataren, ndër vite ai ka pasur mjaft studentë të mirë me mesatare mbi 8-të nga gjimnazi.

KPT regjistron, gjithashtu, mjaft rekorde pozitive në dekadën e tij të parë, sa i përket stafit akademik, partneriteve dhe bashkëpunimit me industrinë. Ai është dalluar për kombinimin e gjeneratave të ndryshme në mësimdhënie, atyre me shumë përvojë, që sjellin njohuritë dhe metodologjinë klasike, e domodoshme për programe specifike, me pedagogët e specialistët e rinj që sjellin praktikat më të reja nga industritë dhe tregu i punës. Gjatë këtyre viteve, KPT ka pasur 160 persona ataf akademik, disa prej të cilëve me një përvojë të gjatë dhe me gradat më të larta shkencore.

Ka bashkëpunuar me mbi 100 biznese, kompani, industri të ndryshme në Shqipëri, të cilat vijojnë të japin kontriburin për kurrikulat mësimore për përgatitjen e specilistëve që iu duhen në stafet e tyre, por edhe ofrojnë praktika e më tej punësim për shumë prej studentëve të kolegjit.

Po ashtu, KPT nuk ka lënë pas procesin e ndërkombëtarizimit, duke u bërë pjesë e projekteve dhe partneriteteve ndërkombëtare, përveç marrëveshjeve me institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Gjatë viteve ka fituar 15 projekte, të cilat i kanë sjellë një përvojë të çmuar stafit akademik e administrativ, por edhe e kanë ekspozuar këtë kolegj ndaj eksperiencave më të mira ndërkombëtare, duke dhënë edhe ai kontributin e vet në aspekte të caktuara.

Krahas projekteve madhore kombëtare ndërkombëtare, kolegji dhe studentët e tij kanë ndërtuar 11 projekte në KPT HUB, Laboratorin e Inovacionit që funksionon prej vitesh në këtë institucion dhe shërben për aftësimin praktik të studentëve që në auditor.

Ndërtimi i disa laboratorëve modernë, në të cilët mësohen të gjitha proceset me të cilat studentët përballen në punën e tyre pas daljes nga auditori, ka qenë gjithashtu një pikë e fortë e KPT-së, e cila ka luajtur rolin e vet në përgatitjen e profesionistëve që sot gjenden të punësuar në në tregun kombëtar e atë ndërkombëtar.

Pas këtyre të dhënave domethënëse dhe kësaj trashëgimie të vyer, KPT mori vendimin e hedhjes së një hapi të ri, më madhor, që synon ta kthejë Tirana College of Technology në një pol të zhvillimit teknologjik në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH