Universiteti Europian i Tiranës pas akreditimit në 2023 është tashmë anëtar me të drejta të plota i QAA – agjencia britanike më prestigjioze për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Kjo nuk është thjesht një etiketë prestigji, por një vulë ndërkombëtare besueshmërie, që e pozicionon UET përkrah universiteteve më të mira në Evropë dhe më gjerë.
QAA nuk është e panjohur për universitetet shqiptare – është agjencia e cila gjatë Reformës së Arsimit të Lartë në vitin 2015, bëri një vlerësim të thelluar të institucioneve shqiptare, ku UET dhe universiteti Polis morën vlerësimet më të larta nga procesi i akreditimi, duke dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj cilësisë.
Të jesh anëtar i plotë i QAA do të thotë që UET përfshihet drejtpërdrejt në rrjetin ndërkombëtar të institucioneve që garantojnë cilësi akademike, ndjekin standardet europiane të arsimit dhe kanë akses në praktikat më të avancuara të zhvillimit institucional dhe akademik.
UET po e shtrin gjithnjë e më shumë vizionin e tij ndërkombëtar. Ky është vetëm fillimi.