Universitet

FORUMET UET - Ambasadori i INDISË, Shqipëria destinacion me interes për studentët indianë

Shkruar nga Liberale

FORUMET UET - Ambasadori i INDISË, Shqipëria destinacion me interes

I ftuar në Forumet UET, ambasadori i Indisë Ravindra Prasad Jaiswal foli rreth mundësive për bashkëpunim në arsimin e lartë. Si një treg në rritje i arsimit të lartë, Shqipëria ofron mundësi të reja për studentët indianë që kërkojnë diplomë ndërkombëtare. U diskutuan gjithashtu potencialet për investime në industri, energji të rinovueshme dhe sektorin farmaceutik. Pjesë e rëndësishme e bisedës ishte edhe shkëmbimi kulturor dhe roli i trashëgimisë kulturore. Ambasadori shtroi disa ccështje për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe konkretizimin e projekteve të përbashkëta

Prania e ambasadës së Indisë në Shqipëri përfaqëson një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e arsimit dhe mobilitetit akademik. Gjatë një takimi të zhvilluar me Ambasadorin e Indisë në Tiranë, z. Ravindra Prasad Jaisëal, në kuadër të “Forumet UET” u theksua interesi i ndërsjellë për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Universiteti Europian i Tiranës si një nga institucionet më të njohura të arsimit të lartë në Shqipëri, ofron diploma të akredituara ndërkombëtarisht dhe është tashmë pjesë e agjencive të vlerësimit britanik si QAA. Ky standard i lartë i arsimit po e bën Shqipërinë një destinacion tërheqës për studentë të huaj, përfshirë ata nga India.

FORUMET UET - Ambasadori i INDISË, Shqipëria destinacion me interes

Ambasadori Jaiswal vuri në dukje se India ka një numër shumë të madh studentësh që kërkojnë mundësi jashtë vendit për arsye si konkurrenca e lartë në vend, mungesa e vendeve të mjaftueshme në universitete, si dhe dëshira për diploma ndërkombëtare. Mjekësia, infermieria dhe shkencat teknike mbeten ndër drejtimet më të preferuara për studime jashtë.
“India ka një popullsi shumë të madhe dhe për rrjedhojë, kërkesa për arsim të lartë është jashtëzakonisht e lartë – më e madhe sesa mund të përballojë infrastruktura aktuale arsimore.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për fusha si mjekësia dhe infermieria, ku konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe dhe kapacitetet janë të pamjaftueshme. Për më tepër, të ardhurat e familjeve janë rritur dhe prindërit duan që fëmijët e tyre të kenë mundësinë të eksplorojnë botën dhe të marrin një diplomë ndërkombëtare”- u shpreh ambasadori i Indisë në Tiranë.

FORUMET UET - Ambasadori i INDISË, Shqipëria destinacion me interes

Gjithashtu, z.Jaiswal foli edhe për mundësitë që ofron qeveria e Indisë për studentët e huaj si shkëmbimet studentore dhe bursat e studimi.
“Ne kemi shumë programe bursash për studentët e huaj dhe jemi të hapur që t’i zgjerojmë këto edhe për studentët shqiptarë,” tha ambasadori, duke nënvizuar se bashkëpunimet ndëruniversitare dhe shkëmbimet studentore janë fusha me potencial real.
“Studentët indianë janë gjithashtu të interesuar për programe shkëmbimi, dhe shumë prej tyre shkojnë në vendet e Azisë Qendrore, ndërsa në Evropë janë shumë të pranishëm në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Itali, Zvicër dhe Gjermani.
Mendoj se nëse Shqipëria vazhdon të promovojë veten si një vend arsimor i aksesueshëm dhe cilësor, do të tërheqë gjithashtu vëmendjen e studentëve indianë”- shtoi më tej diplomati.
Nga ana tjetër, Shqipëria, përballë një mungese të fuqisë punëtore për shkak të emigracionit, mund të përfitojë nga prania e studentëve dhe profesionistëve të rinj indianë.

FORUMET UET - Ambasadori i INDISË, Shqipëria destinacion me interes

Ambasadori përmendi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare për të ndërtuar korniza ligjore që do të mundësonin lëvizjen e ligjshme të studentëve dhe punëtorëve.
Përmes një dhome tregtie më aktive dhe lehtësimeve në regjimin e vizave, dy vendet mund të forcojnë marrëdhëniet ekonomike dhe arsimore. E-visa tashmë është në funksion për vizitorët dhe planifikohet lehtësim edhe për vizat fizike të biznesit dhe arsimit.

FORUMET UET - Ambasadori i INDISË, Shqipëria destinacion me interes

India dhe Shqipëria po krijojnë gradualisht një urë të re bashkëpunimi nëpërmjet arsimit të lartë – një urë që ofron mundësi reale për të rinjtë që kërkojnë të eksplorojnë, të mësojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në një hapësirë të re akademike si Shqipëria.

Dhe në këtë bashkëpunim që po rritet mes dy popujve, kujtimi i Nënë Terezës – bijës shqiptare që u bë simbol i dashurisë dhe humanizmit në Indi – shërben si një frymëzim i përhershëm për ndërtimin e urave të miqësisë dhe dijes ndërmjet Shqipërisë dhe Indisë.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH