Universitet

TOP CHANNEL, kronikë për TCT- TIRANA COLLEGE OF TECHNOLOGY dhe 4 programet e reja Bachelor

Shkruar nga Liberale

TOP CHANNEL, kronikë për TCT- TIRANA COLLEGE OF TECHNOLOGY dhe 4

Pas 10 viteve eksperiencë në arsimin e lartë, TCT zgjeron ofertën akademike, edhe me katër programe të reja me një natyrë tërësisht aplikative.

Tirana College of  Technology do të jetë prej 29 korrikut në listën e zgjedhjes së programeve të studimit në portalin U-Albania me një ofertë të re akademike. Krahas tetë programeve profesionale 2-vjeçare, TCT sjell për studentët edhe katër programe të reja në ciklin Bachelor.

Me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit janë licencuar programet Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Civile, Inxhinieri Elektronike dhe Inxhinieri Software.

Kalimi në kolegj universitar e fut historinë 10-vjeçare të Kolegjit Profesional të Tiranës në një stad të ri zhvillimi, kryefjala e të cilit do të jetë teknologjia, lidhja e ngushtë me industrinë, sjellja e praktikave më të mira profesionale përmes punës në laboratorët që përfaqësojnë zërin më të fundit të teknologjisë.

"Të gjitha këto janë bazuar në eksperiencën 10-vjeçare që ka ky institucion, së pari; së dyti në stafin akademik me një formim profesional dhe akademike të konsiderueshëm, duke kombinuar stafin e ri që vjen nga formimi brenda dhe jashtë vendit, dhe me stafin me përvojë të universiteteve publike dhe jopubklike në Shqipëri, dhe së treti, me nivelin e lartë dhe mjaft të pasur të laboratorëve që ka në institucionin tonë. E fundit që është mjaft e rëndësishme, është bashkëpunimi i këtij institucioni me biznesin privat në Shqipëri, ku studentët tanë kryejën praktikat profesionale. Një numër i madh i studentëve të diplomuar, deri tani, dhe kjo është premisë për të ardhmen, janë të punësuar si në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm në fushat përkatëse që ne i kemi diplomuar", shprehet rektori për Top Channel.

Rrugëtimi i ri i Tirana College of Technology vjen pas një dekade të suksesshme në arsimin e lartë profesional. Që prej 2015-ës, ky kolegj ka diplomuar më shumë se një 1000 studentë, të cilët jo vetëm kanë zënë vendin e tyre në tregun shqiptar të punës dhe atë europian, por kanë themeluar dhe sipërmarrjet e tyre.

Rektori fton maturantët të zgjedhin Tirana College of Technology, pasi teknologjia dhe novacioni janë fushat prioritare në zhvillimin ekonomik të vendit dhe të rajonit.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH