Universitet

HISTORI NJERËZORE- Bilbil ÇUKU, i pari student BACHELOR në TCT- Tirana College of TECNOLOGY

Shkruar nga Liberale

HISTORI NJERËZORE- Bilbil ÇUKU, i pari student BACHELOR në TCT-

Pas shkëputjes disavjeçare nga shkolla e mesme, Bilbil Çuku iu kthehet auditorëve me ide të qarta dhe ambicie të reja për të kombinuar në të ardhmen njohuritë inxhinierike me sipërmarrjen.

Kolegjin Universitar “Tirana College of Technology” ia rekomandoi shoku i tij i ngushtë, Denis Nisto. Ai është diplomuar në programin profesional “Teknologji Automjetesh” vitin e kaluar, kur ky kolegj ofronte vetëm programe profesionale dy-vjeçare. Këtë vit të ri akademik TCT  ka zgjeruar ofertën akademike duke sjellë përveç 8 programeve profesionaleve edhe 4 programe të reja Bachelor në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Civile dhe Inxhinieri Software.

Duke qenë bashkëpunëtorë dhe miq të mirë prej vitesh, Bilbil Çukut nuk iu desh asnjë kërkim, asnjë pyetje, vizitë në kampus apo mendim i dytë për këtë institucion i cili diplomon prej 2015-ës profesionistë dhe teknikë të lartë në fusha të ndryshme. Eksperienca e kënaqshme e shokut ishte garanci që ai të zgjidhte me bindje të plotë Tirana College of Technology. Po kaq të qartë e kishte edhe programin e studimit Inxhinieri Mekanike, në ciklin Bachelor.  

Dy ishin arsyet që e çuan drejt kësaj zgjedhjeje. E para, sepse ai ka njohuri të hershme të fushës, duke qenë se në 2007-ën ka mbaruar shkollën e Mesme Profesionale “Beqir Çela” në Durrës në profilin auto-mekanikë. Shprehet i bindur se studimet në Inxhinieri Mekanike do t’i krijojnë mundësinë të thellohet më tepër në këtë fushë, duke shkuar përtej pjesës së zbatimit.

“Studimet në këtë degë do të më shërbejnë për punën që bëj aktualisht. Dua që të specializohem më tepër dhe të thelloj njohuritë e mia”, thekson Bilbil Çuku.

Prej 12 vitesh ai ka servisin e vet në Durrës ku ofron të gjitha shërbimet ndaj automjetit, rregullime mekanike, elektrike apo xhenierike. Nisma e hapjes së biznesit erdhi pas kthimit nga Greqia ku kishte punuar për tre vjet. Pavarësisht, se kishte bërë praktikë profesionale pas shkollës së mesme, në vendin fqinj nuk punoi në zanat për shkak se nuk fliste gjuhën. Atëherë kur mendoi se kishte arritur të kursente diçka u kthye në Durrës dhe bashkë me shokun e tij ndërmorën këtë iniciativë të guximshme.

Edhe pse partneri i tij i biznesit është larguar prej disa vitesh në ShBA dhe ka krijuar nga e para biznesin, Bilbili vazhdon të zgjerojë biznesin e tij në Shqipëri. Aktualisht ka pesë punëtorë, disa të cilët vijnë nga formimi profesional e të tjerëve i është dashur t’ua mësojë të gjitha proceset.

Bilbili thotë se ka vështirësi në gjetja e fuqisë punëtorë. “Punë kemi shumë, por nuk kemi njerëz që duan të bëhen profesionistë e të zotërojnë zanatin”, thekson ai, duke shtuar se të rinjtë preferojnë më tepër që të largohen jashtë vendit, të shkojnë në Gjermani apo vende të tjera europiane që kërkojnë vazhdimisht krahë pune.

“Kanë maninë të ikin jashtë. Unë e kam provuar emigracionin dhe nuk ua sugjeroj”, thotë Bilbili. Të gjithë atyre që i thonë se bën këtë sugjerim për shkak se ka krijuar biznesin e tij, ai iu përgjigjet se i janë dashur vite të tëra pune për të qenë sot këtu.

“Ky nuk është vetëm një problem në sektorin ku unë operoj, por edhe biznese e industri të tjera kanë mungesë të fuqisë punëtorë pasi nuk preferohen nga të rinjtë”, shton më tej.

Vijimi i studimeve përmbush ambiciet e tij për të qenë të nesërmen një inxhinier, që zotëron njohuri të thelluara, që projekton dhe që shkon përtej proceseve të zakonshme, të cilat i kryen prej vitesh dhe të cilat ua transmeton njerëzve që punojnë me të.

Inxhinieria Mekanike është një ndër degët më të kërkuara në universitetet shqiptare dhe ndërkombëtare për shkak se tregu, biznesi, industria, teknologjitë e reja kërkojnë profesionistë të tillë, me aftësi të mira në kërkimin, projektimin, ndërtimin dhe testimin e pajisjeve e sensorëve mekanikë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH