Britania është gati të shtrëngojë rregullat e imigracionit dhe masat e reja do të prekin studentët dhe universitetet ndërkombëtare. Është planifikuar një taksë mbi tarifat e shkollimit për studentët ndërkombëtarë. Kërkesa e qëndrimit pritet rë rritet, kurse kohëzgjatja e vizës së udhëtimit drejt Diplomimit do të shkurtohet. Universitetet lidhur me masat kanë shprehur shqetësime në lidhje me konkurrueshmërinë. Masat pritet të merren për faktin se qeveria e drejtuar nga Kryeministri Keir Starmer kërkon një sistem më të kontrolluar të imigracionit. Qeveria Britanike pohon se ndryshimet janë të nevojshme, teksa Kryeministri Keir Starmer e ka mbështetur qasjen, duke thënë se është koha për një sistem imigracioni "më të kontrolluar dhe të fokusuar" që i shërben si ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar ashtu edhe interesit publik.
Universitetet duhet të përmbushin pragje më të rrepta, me të paktën 95% të studentëve ndërkombëtarë që pritet të fillojnë studimet dhe 90% që pritet ta përfundojnë. Shtetasit indianë morën pjesën më të lartë të vizave të punës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024, të dytat në vizat e studimit. Unioni i studentëve indianë në Mbretërinë e Bashkuar lidhur me planin ka shprehur keqardhje për masat mes reformave të imigracionit.
Teksa Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka prezantuar politika më të rrepta për imigracionin, kritikët thonë se ato do të ndikojnë drejtpërdrejt te studentët dhe universitetet ndërkombëtare
Këto ndryshime janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ulur migrimin neto vjetor me 100,000, sipas dokumentit të publikuar nga Ministria e Brendshme. Një masë e rëndësishme është futja e një takse prej 6% mbi tarifat e shkollimit të paguara nga studentët ndërkombëtarë. Sipas vlerësimeve nga Universitetet e Mbretërisë së Bashkuar, universitetet do të duhet t'ia paguajnë këtë taksë qeverisë, duke mbledhur potencialisht rreth 600 milionë paund në vit. Taksa synon të zhvendosë përgjegjësinë financiare për migrimin larg taksapaguesit dhe drejt institucioneve që përfitojnë ekonomikisht nga regjistrimet ndërkombëtare.
Një tjetër ndryshim i madh përfshin uljen e kohëzgjatjes së vizës së Rrugës së Diplomimit nga dy vjet në 18 muaj. Kjo vizë u lejon studentëve ndërkombëtarë të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar pas përfundimit të studimeve të tyre për të gjetur punë në nivel pasuniversitar. Sipas rregullit të ri, nëse të diplomuarit nuk sigurojnë punësim të përshtatshëm brenda kësaj periudhe të shkurtuar, ata do të detyrohen të largohen nga vendi.
Universitetet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë ngritur shqetësime se këto ndryshime mund të dëmtojnë konkurrueshmërinë mes tyre. Shumë institucione mbështeten në të ardhurat nga studentët e huaj për të financuar operacionet dhe kërkimin, veçanërisht pasi financimi vendas mbetet i kufizuar. Ndryshimet pritet t'i detyrojnë universitetet të rivlerësojnë strategjitë e rekrutimit dhe planifikimin financiar.
Politikat e zbuluara nga Kryeministri Keir Starmer përfshijnë kërkesat për gjuhën angleze dhe një masë ndëshkuese ndaj rekrutimit jashtë vendit për sektorin e kujdesit social. Kryeministri Keir Starmer thotë se Mbretëria e Bashkuar rrezikon të bëhet një "ishull i të huajve" nëse nuk miratohen rregulla më të rrepta për imigracionin. Qeveria zbuloi politikat gjithëpërfshirëse që synojnë të zvogëlojnë numrin e të huajve që mbërrijnë në Britani. Ndërhyrja e qeverisë britanike vjen pas suksesit të partisë së djathtë ekstreme Reforma në zgjedhjet e fundit lokale, ku ajo fitoi kontrollin e 10 nga 23 këshillat e kontestuara dhe fitoi 677 nga 1,600 vendet e këshillit të zgjedhura.
Vlerësimet nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tregojnë se migrimi neto ra gjatë vitit të fundit. Qeveritë e kaluara janë përpjekur pa sukses të ulin migracionin neto, që është numri i njerëzve që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar minus numri i atyre që largohen. Migrimi neto u ngjit në një rekord prej 906,000 në qershor 2023, dhe vitin e kaluar ishte 728,000.
Shifrat e Ministrisë së Brendshme Britanike vlerësojnë se plani i qeverisë Britanike ku përfshihen edhe studentët do të ulë numrin e punëtorëve që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar me 7,000 deri në 8,000 në vit. Kompanitë e kujdesit shëndetësor paralajmëruan se disa shërbime do të kenë vështirësi në mbijetesë pa rekrutë ndërkombëtarë. Punëdhënësve do t'u kërkohet gjithashtu të paguajnë më shumë për të punësuar staf të huaj.