Universitet

Universiteti POLIS në THE RANKING, zv rektorja përshkruan rrugën, procesin dhe rezultatet

Shkruar nga Liberale

Universiteti POLIS në THE RANKING, zv rektorja përshkruan rrugën,

Universiteti Polis është i pari universitet jopublik në Shqipëri që e kaloi me sukses procesin për rankimin në Times Higher Education, në kategorinë Impact Rankings 2025.

Zv. Rektorja për Kërkimin dhe Ndërkombëtarizimin, Dr. Elona Karafili, tregon se Universiteti Polis raporton prej disa vitesh pranë THE për rankimin në disa kategori: World University Rankings, Interdisciplinary Rankings dhe Impact Rankings. Për dy të parat vijon të mbajë statusin e raportuesit, ndërsa në Impact Rankings 2025 Polis u klasifikua në vend të 1500-të.

THE University Impact Rankings 2025 vlerësoi 2526 universitete nga 130 shtete dhe në vend të parë, për të katërtin vit radhazi, u rankua Western Sydney University në Australi.

“Ndryshe nga renditja klasike që bazohet në performancën e universiteteve në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, THE Impact Rankings mat ndikimin ekonomik, social dhe mjedisor të universiteteve në raport me SDG (Sustainable Development Goals), duke theksuar rolin që universitetet luajnë në zhvillimin e qëndrueshëm”, thotë zv. rektorja.

Polis raportoi për 10 nga 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, por rankimi kërkon që universiteti të përmbushë minimalisht 4 nga 17 SGD-të. Zv. Rektorja Karafili sqaron se për t’u futur në procesin e rankimit është i detyrueshëm SDG 17 (Partnerships for the Goals), i cili bazohet në disa tregues: Politikat dhe praktikat institucionale; të dhënat e publikuara; aktivitetet e ndërmarra dhe rezultatet.

“Për një universitet jo të madh, të profilizuar, nga një vend i vogël, kjo është një arritje e rëndësishme që flet jo vetëm për përkushtimin e universitetit për të pasur një impakt domethënës në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri por dhe për ambicien e tij për ta vlerësuar këtë impakt sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.”

Zv. rektorja shton se objektivi i Polis është që të ngjitet sa më lart në këtë kategorizim dhe rankime të tjera, duke synuar një pozicion të krahasueshëm me universitete simotra të Ballkanit Perëndimor.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH