Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Trajnuam 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit

Shkruar nga Liberale

Ambasada e SHBA në Tiranë: Trajnuam 12 specialistë nga SPAK dhe

12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”, një trajnim i zhvilluar nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane njofton se specialistët mësuan hollësitë e sistemit operues Mac dhe praktikuan aftësi praktike për të gjetur dheanalizuar të dhëna kritike në mbështetje të hetimeve kibernetike.

“Ekspertiza dhe udhëheqja amerikane në teknologji është thelbësore për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë nga kërcënimet kibernetike”, thekson ambasada në fund të postimit.

Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”. Trajnimi u zhvillua nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës. Specialistët mësuan hollësitë e sistemit operues Mac dhe praktikuan aftësi praktike për të gjetur dhe analizuar të dhëna kritike në mbështetje të hetimeve kibernetike. Ekspertiza dhe udhëheqja amerikane në teknologji është thelbësore për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë nga kërcënimet kibernetike.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH