Sport

Zyrtare/ U largua nga Flamurtari, Vasil Shkurtaj zgjedh të rikthehet andej nga erdhi

Shkruar nga Liberale
Zyrtare/ U largua nga Flamurtari, Vasil Shkurtaj zgjedh të rikthehet andej

Vasil Shkurtaj është prezantuar te AEZ Zakakiu. Klubi qipriot e ka prezantuar sulmuesin shqiptar me kontratë 1-vjeçare.

Shkurtaj ishte për herë të fundit pjesë e Flamurtarit. Tashmë rikthehet pikërisht andej nga erdhi në janarin e vitit 2024. Kontributin e tij do e japë në ligën e dytë për nga rëndësia në Qipro.

“Zakakiu njofton afrimin e sulmuesit me përvojë, Vasil Shkurtaj. Sulmuesi 33-vjeçar, me një karrierë në skuadra të Greqisë, Qipros, Shqipërisë, Kinës, Holandës dhe Portugalisë, vjen për të forcuar repartin sulmues të ekipit tonë për sezonin e ri.

Me një stil loje dinamik, gjatësi 1.90m dhe përvojë ndërkombëtare, Shkurtaj sjell cilësi dhe eksperiencë në skuadrën tonë. Mirësevjen Vasil në familjen e AEZ”, shkruan klubi qipriot.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH