Pak para ndeshjes së Superkupës mes Tottenhamit dhe PSG-së në Udine, UEFA shfaqi një banderolë me mesazhin “Ndaloni vrasjen e fëmijëve – Ndaloni vrasjen e civilëve”, duke përcjellë një apel të fuqishëm humanitar.
Pavarësisht rregullave që ndalojnë mesazhet politike në stadiume, UEFA zgjodhi të shfaqë këtë banderolë, në fushë përpara lojtarëve, në një kohë që ata ishin të rreshtuar ata qëndronin në rresht përpara fillimit të ndeshjes.
Sipas asaj që BBC shkruan, në ceremoni morën pjesë edhe dy fëmijë refugjatë nga Gaza: Tala, 12 vjeçe, dhe Mohamed, 9 vjeç. Të dy ishin zhvendosur në Milano për trajtim mjekësor pas plagëve të marra gjatë luftës. Së bashku me ta, në aktivitet morën pjesë edhe fëmijë nga vende të tjera në konflikt si Afganistani, Iraku, Nigeria dhe Ukraina.
Ky gjest vjen në një kohë kur UEFA është kritikuar për mënyrën e trajtimit të temave të ndjeshme, përfshirë homazhin për futbollistin palestinez Suleiman al-Obeid, pa përmendur rrethanat e vdekjes së tij në Gaza.
Jo më larg se të shtunën, sulmuesi i Liverpool-it dhe i Egjiptit, Mohamed Salah, e kritikoi UEFA-n për një postim në rrjetet sociale që i bënte homazh futbollistit palestinez Suleiman al-Obeid, pa përmendur rrethanat e vdekjes së tij.
“A mund të na thoni si vdiq, ku dhe pse?”, pyeti ai.
Të martën, Fondacioni i UEFA-s për Fëmijë njoftoi se kishte zgjeruar përpjekjet e veta humanitare për të ndihmuar fëmijët në Gaza, në bashkëpunim me tre organizata bamirësie që ofrojnë ndihma humanitare.