Albion Rrahmani e ka nisur këtë sezon futbollistik në mënyrë fantastike, teksa mbrëmjen e sotme shënoi golin e tretë në 4 javë me fanellën e Spartës së Pragës.
24-vjeçari u shndërrua në hero te skuadra çeke, në triumfin 1 me 0 të arritur ndaj Sigma Olomouç, të vlefshëm për javën e katërt.
Miqtë mbetën me 10 lojtarë në minutën e 37-të, ndërkohë që golin e fitores Rrahmani e shënoi në minutën e 56-të, pas asistit të Vydrës.
Një realizim mjaft i bukur i sulmuesit shqiptar të Kosovës, që është shndërruar në një lider te skuadra e Spartës së Pragës.