Sport

Ademola Lookman refuzon Arsenalin

Shkruar nga Liberale

Ademola Lookman refuzon Arsenalin

Ademola Lookman është kthyer në futbollistin e momentit në merkato, jo për golat e tij, por për vendosmërinë për t’u transferuar tek Interi.

Sulmuesi nigerian ka zgjedhur të punojë veçmas në Portugali, ndërkohë që ka vetëm një dëshirë, të transferohet te zikaltrit e Milanos.

Pavarësisht këmbënguljes së bergamaskëve, Lookman nuk është paraqitur në stërvitje.

Për më tepër, 27-vjeçari refuzoi një ofertë prej 52 milionë eurosh nga Arsenali, raporton Sportmediaset.

Një vendim që dëshmon dëshirën e tij për t’iu bashkuar Interit, edhe nëse kjo do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushe.

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit milanez, Marotta dhe Ausilio, po presin zbutjen e qëndrimit të Atalantës.

Ata janë gati të rrisin ofertën në 45 milionë euro plus bonuse, duke iu afruar kështu shifrës 50 milionë euro të kërkuara nga klubi bergamask.

Por te Atalanta ende janë të inatosur nga sjellja e lojtarit dhe po mendojnë ta ndëshkojnë me gjobë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH