Sport

Drejtori teknik i FSHF zbulon risinë në listën e KOMBËTARES

Shkruar nga Liberale

Drejtori teknik i FSHF zbulon risinë në listën e KOMBËTARES

Drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, dha sot një intervistë për “Radio Firenze Viola”, ku komentoi zërat për afrimin e Kristian Shpendit te Fiorentina. Ai ka vlerësuar djaloshin shqiptar, duke zbuluar se së shpejti do të jetë pjesë e Kombëtares A të Silvinjos, ndërsa kishte edhe një këshillë për Kristjan Asllanin, i cili gjithashtu është përmendur si një përforcim për “vjollcët”.

“Shpendi është një sulmues i plotë, teknikisht i shpejtë dhe konkret, i cili di të shënojë dhe të luajë për ekipin. Është i ri, por i matur, me mundësi të mëdha për përmirësim. Është një opsion interesant për Fiorentinën në optikën e të ardhmes. Ai ka nuhatje për golin, di të sulmojë thellësinë dhe mund të finalizojë në 16 metrat e fundit. E tregojnë golat në këto vite. Ai së fundmi e mbylli rrugëtimin me U21 dhe tani do të përfshihet në ekipin kombëtar të të rriturve sepse është shumë premtues.

Të dy binjakët Shpendi shënojnë gola, ku t’i vendosësh dinë të bëjnë gola. Si Kristian, ashtu edhe Steven. Kristian është shumë shpërthyes, lëvizshmëria e tij e bën të vështirë për t’u markuar dhe është një profesionist. Ne e kemi vlerësuar shumë. Është një lider i i heshtur, nuk flet shumë por e tregon në fushë me një rol të tillë siç e ka bërë te Çezena.

Këshillë për Asllanin? Një hap prapa është ndonjëherë i nevojshëm për t’u rikthyer në rrugën e duhur. Por për ne ai është një lojtar thelbësor, të gjithë e adhurojmë, për karterin fantastik. Në Kampionatin Europian ai ishte lojtari ynë më i mirë, mori për dore skuadrën dhe e udhëhoqi me vendosmëri dhe karakter në vështirësitë ndaj kundërshtarëve të rëndësishëm. Megjithatë, mendoj se është koha e duhur që ai të provojë situata të reja se sot djali ka nevojë të gjejë vazhdimësi. Ka nevojë të gjejë një vend ku të luajë me vazhdimësi”, tha Fulvio Pea.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH