Më në fund Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij prej kohësh, Georgina Rodríguez, janë fejuar zyrtarisht.
Lajmi u konfirmua përmes një postimi të Georginës në Instagram, ku ajo shfaqet me një unazë diamanti të madh në dorën e majtë një gur prerje “emerald”, i cili, sipas ekspertëve të bizhuterive, vlerësohet mbi një milion dollarë dhe peshon më shumë se 10-15 karat, shkruan revista People.com.
Tobias Kormind, drejtor menaxhues i kompanisë londineze “77 Diamonds”, tha se beson se guri qendror oval i unazës peshon rreth 35 karatë. Sipas tij, ai është i shoqëruar nga dy gurë anësorë ovalë prej rreth 1 karati secili, të vendosur në platin, duke e çuar totalin në 37 karatë.
Ai e krahason madhësinë e saj me diamantin legjendar Taylor-Burton prej 69.42 karatësh, të blerë dikur nga Elizabeth Taylor, dhe e vlerëson këtë unazë në rreth 5 milionë dollarë.