Sport

Torino i interesuar për Kristjan Asllanin

Shkruar nga Liberale

Torino i interesuar për Kristjan Asllanin

Torino i shtohet listës së ekipeve të interesuara për Kristjan Asllanin. Sipas Tuttomercatoweb.com, klubi torinez po e vëzhgon mesfushorin shqiptar të Inter, që po mendon largimin edhe pse skema e këtij sezoni pritet të jetë 4-3-3, duke lënë akoma më pak hapësirë.

Asllanit i duhet të luajë rregullisht dhe kjo mund t’i mundësohet në skuadrën e drejtuar nga Marco Baroni. Tek Torino do të gjente Ardian Ismajlin, i cili u afrua këtë verë duke firmosur për 2 vite me mundësi zgjatjeje edhe një të tretë.

Kristjan Asllani, i cili është pjesë e Inter prej 3 sezonesh, mbetet një dëshirë edhe e Fiorentinës apo Bolognas. Inter e vlerëson kartonin e Asllanit nga 16–18 milionë euro.

Futbollisti i Kombëtares është nën kontratë me zikaltërit deri në 30 qershor të 2028, por aktivizimi i pakët me këtë skuadër po e bën lëvizjen e tij të nevojshme.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH