Mesfushori i Bayern Munich, Aleksandar Pavloviç, do të mungojë për një periudhë të gjatë pas operacionit në orbitën e syrit, raporton Sport Bild. Lojtari iu nënshtrua ndërhyrjes javën e kaluar dhe pritet të rikthehet në stërvitje dhe ndeshje në shtator, duke humbur kështu startin e sezonit të ardhshëm të Bundesligas.
Pavloviç, i cili ishte i pafat me dëmtime dhe sëmundje gjatë sezonit të kaluar, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Superkupës ndaj Shtutgartit, sfidën hapëse të Kupës ndaj Vehen Visbaden, si dhe për dy ndeshjet e para në kampionat.
Në mungesë të tij, përgjegjësia për boshtin e mesfushës do të bie mbi përvojën e Xhoshua Kimmich dhe Leon Goretzka, ndërsa ylli i ri Tom Bishof do të ketë mundësinë të fitojë më shumë minuta në fushë.
Bayern do të duhet të adaptohet shpejt për të përballuar mungesën e rëndësishme të Pavloviç, teksa synon të nisë sezonin me fitore.