Një 48-vjeçare është larguar nga banesa e saj pas dhunës sistematike që bashkëshorti ushtronte ndaj saj.
Policia e Tropojës ka arrestuar bashkëshortin 58-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bashkëshortja është larguar nga banesa që prej datës 22 korrik dhe vijon të jetë në kërkim.
Në banesën e të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri automatike, ndërsa dyshimet janë se pas këtij largimi mund të fshihet një ngjarje e rëndë kriminale.
Dy armët e zjarrit automatike, të cilat u sekuestruan do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.