Aktualitet

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Apeli i GJKKO-së dënon me BURGIM të përjetshëm kopshtarin Festim Bexhdili

Shkruar nga Liberale

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Apeli i GJKKO-së dënon

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm të kopshtarit të “Golden Resort”, Festim Bexhdili, i akuzuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Ai akuzohet që ka marrë pjesë në zhdukjen e Jan Prengës, teksa dosja ishte kthyer për rigjykim në Apel, por ky i fundit sot konfirmoi burgun e përjetshëm.

Kujtojmë se në seancën e kaluar dy prokurorët e dosjes u përplasën për pretencën që dhanë, duke prezantuar konkluzione të ndryshme, njëri kërkoi lënien në fuqi të izolimit përjetë dhe tjetri 20 vite burgim.

Njoftimi i plotë: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Dhimitër Lara (anëtar),  më datë 25.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 63/5 akti, datë 08.11.2024 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 16, datë 20.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me të pandehurin F.B. – disponuar mbi ankimet e paraqitura ndaj vendimit nr. 53, datë 29.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 53, datë 29.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht.

– U shpall në Tiranë, sot më datë 25.07.2025.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH