Aktualitet

Situata e zjarreve në jug/ Digjen disa banesa dhe kisha e Shën Dhimitrit në Delvinë

Shkruar nga Liberale

Situata e zjarreve në jug/ Digjen disa banesa dhe kisha e Shën

Prej më shumë se dy javësh, mësohet se situata e zjarreve në zonën e Dukatit është neutralizuar, megjithëse mbetet nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të mundësisë së riaktivizimit nga era apo temperaturat e larta.

Ndërkaq, mësohet se flakët janë përhapur në drejtim të Smokthinës, pas djegieve në Sevaster dhe Ploç. Në Delvinë, zjarret janë aktivë në Tatzat, Senicë dhe Vergo, ku përveç banesave është djegur edhe kisha e Shën Dhimitrit, monument kulture.

Në Kalasë, Senicë dhe Tatzat mungon energjia elektrike prej orësh për shkak të dëmtimit të linjave nga flakët.

Po vijojnë përpjekjet për të mbajtur nën kontroll zjarrin në zonën e Dishnicës, në Korçë, ndërsa në Gjirokastër janë shuar vatrat në fshatrat Plesat, Kardhiq dhe Prongji.

Në muajin korrik, Shqipëria është përballur me një valë të fortë zjarresh, të shkaktuara kryesisht nga temperaturat e larta, era dhe faktorët njerëzorë. Vatrat kryesore kanë qenë në jug të vendit, duke përfshirë zonat e Dukatit, Delvinës, Sarandës dhe Korçës. Zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje, pasuri dhe infrastrukturë, duke rrezikuar banesa dhe monumente kulture

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH