Aktualitet

“Dëgjova zërin e babit”/ Vajza e madhe e 56-vjeçarit: Motra më mori në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjo

Shkruar nga Liberale

“Dëgjova zërin e babit”/ Vajza e madhe e

Pasi përcolli babanë për në banesën e fundit, me nënën dhe motrën në burg, vajza e madhe e familjes Rama në Frashër të Patosit, Kristiola Rama, tregoi për mediat se si e mori vesh lajmin.

Emigrante në Itali me tre fëmijë, Kristiola mbërriti një ditë më parë në vendlindje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të atit, por mësoi një tjetër version për ngjarjen, i ndryshëm  nga ai që i tregoi motra  e vogël, Emanilda.

Me një qetësi që mund të justifikohet vetëm nga tronditja e madhe, Kristiola Rama tregon se si e motra e telefonoi mbrëmjen se së martës për t’i thënë se i ati kishte ndërruar jetë. Në një moment ajo thotë se dëgjoi zërin e te atit, por e ëma e siguroi se ai kishte vdekur teksa lante trupin e të ndjerit.

“Nga ora 10 më merr motra në telefon dhe më thotë që babi kishte rënë në banjot. I thashë çfarë po thua dhe i fik telefonin. Pastaj e marr pas pesë minutash dhe më thotë mami ik se po merremi me babin, por e vishini dhe po e lanin. E fika përsëri telefonin, fillova pastaj të merrja atë kunatën time që të vinte të më tregonte këtu, sepse nuk po e besoja. Kur po e lante dëgjova një si zë, i thashë mami, babi është gjallë, jo tha. Unë jetoj në Itali, me prindërit dhe motrën kam kaluar shumë mirë, flisja përditë, i merrja në telefon. Çdo gjë ishte shumë mirë”, tregoi Kristola Rama.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH