Një ekip arkeologësh nga Zvicra dhe Shqipëria ka zbuluar pranë fshatit Lin një vendbanim të zhytur rreth 3 metra nën ujë, që daton nga 6 deri në 8 mijë vjet më parë, duke e kthyer këtë zonë në një nga më të vjetrat të zbuluara ndonjëherë në Europë.
Gjetjet përfshijnë struktura banimi mbi shtylla druri, eshtra kafshësh, vegla bakri dhe enë keramike të zbukuruara. Janë mbledhur mbi 1,000 mostra druri për analiza shkencore, të cilat pritet të hedhin dritë mbi jetën në Ballkanin e Lashtë.
Ky zbulim ka rëndësi të veçantë për historinë europiane, pasi sugjeron se kjo zonë ka qenë një qendër e hershme për përhapjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Deri tani është eksploruar vetëm 1% e zonës 6-hektarëshe, duke lënë hapur mundësinë për zbulime të tjera madhore.
/Sindi Boçova/Liberale.al/