Aktualitet

Del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

Shkruar nga Liberale.al

Del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, bllokohet qarkullimi në

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Levan, pranë zonës së njohur si “Kthesa e Zhupanit”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë e goditjes së fortë, është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, punonjësit e OSHEE janë të pranishëm për të riparuar dëmet në kabujt e tensionit të lartë, të cilët pas përplasjes kanë rënë përtokë, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në këtë aks të rëndësishëm, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH