Editorial

Paralajmërimi i Hayek mbi kontrollin shtetëror të ekonomisë, si një proces ku "më të këqijtë dalin në krye"!

Shkruar nga Liberale

Paralajmërimi i Hayek mbi kontrollin shtetëror të ekonomisë,

Ndikimi që pati Friedrich August von Hayek tek udhëheqësit më të suksesshëm perëndimorë si Margaret Thatcher, këshilltarët dhe politikat e saj është i pamohueshëm. Vetë Thatcher shkroi: “kritika më e fuqishme e planifikimit socialist dhe shtetit socialist që lexoj në këtë kohë dhe së cilës i jam rikthyer shpesh disa herë [është] libri i FA Hayek, 'Rruga drejt Skllavërisë'.”

Në një farë mënyre, Thatcher do të kishte thënë të njëjtën gjë për “kapitalizmin e të mirës së përbashkët” dhe variantet e tij, ide që, nën etiketa të ndryshme, do të kishin qenë shumë të njohura për të në kohën kur ajo po fliste, ashtu si edhe pasojat e tyre përgjithësisht të zymta.

Hayek fitoi Çmimin Nobel në Ekonomi në vitin 1974 për "punën e tij pioniere në teorinë e parasë dhe luhatjeve ekonomike si dhe analizën depërtuese të ndërvarësisë së fenomeneve ekonomike, sociale dhe institucionale".

Hayek mund të ketë dhënë kontributin e tij më të madh në luftën kundër socializmit dhe totalitarizmit me librin e tij më të shitur të vitit 1944, “Rruga drejt Skllavërisë”. Hayek paralajmëroi se kontrolli shtetëror i ekonomisë ishte i papajtueshëm me lirinë personale dhe politike dhe se statizmi vuri në lëvizje një proces ku "më të këqijtë dalin në krye".

Por Hayek jo vetëm që tregoi se socializmi është i papajtueshëm me lirinë, por po ashtu tregoi se është i papajtueshëm me racionalitetin, me prosperitetin dhe me vetë qytetërimin. Eseja e tij "Përdorimi i Dijes në Shoqëri", botuar në American Economic Review në vitin 1945 dhe ribotuar qindra herë më pas, është thelbësore për të kuptuar se si funksionojnë tregjet.

“Nuk është aspak ekzagjerim ta quajmë shekullin e njëzetë shekullin e Hayek-ut”, shkroi John Cassidy në New Yorker. Hayek u nderua me Medaljen e Lirisë nga Presidenti George HW Bush. Margaret Thatcher thuhet se e përshkroi kështu “Kushtetutën e Lirisë” në një takim kur deklaroi: “Kjo është ajo që besojmë ne”.
Lawrence H. Summers, ish-sekretar i Thesarit dhe president emeritus i Harvardit, e quajti atë autorin e “gjësë më të rëndësishme që mund të mësohet nga një kurs ekonomie sot”. Vepra e tij e famshme “Rruga drejt Skllavërisë" është shitur në qindra mijëra kopje dhe nuk ka dalë kurrë nga qarkullimi.

Edhe pse ndonjëherë kritikët e tij e karakterizuan si konservator, Hayek gjithmonë pohonte se në fakt ishte një liberal i modës së vjetër, një besimtar në lirinë individuale, ishte për qeverinë e kufizuar kushtetuese dhe tregun e lirë të ideve dhe të mallrave. Ai e titulloi postskriptin e Kushtetutës së Lirisë , "Pse nuk jam konservator".

Siç shkroi David Boaz i Cato-s në vitin 2015, “Hayek nuk ishte vetëm një ekonomist. Ai gjithashtu botoi vepra mbresëlënëse mbi teorinë politike, psikologjinë dhe metodologjinë e shkencave sociale.”

Hayek gjithmonë e paraqiste rindërtimin e tij të liberalizmit si një utopi, bazuar në idenë e një rendi shoqëror spontan dhe vetërregullues, kundër kimerës së drejtësisë sociale.

Fundi i Utopisë Liberale ofron një qasje origjinale, gjithëpërfshirëse dhe internaliste ndaj Hayekut, karrierës dhe veprës së tij. Hayek nuk mund të përshkruhet thjesht një ekonomist, madje as si një teoricien i thjeshtë i liberalizmit: 

Ai kontribuoi në ripërtëritjen e themeleve teorike dhe epistemologjike të liberalizmit, duke ndihmuar në farkëtimin e matricës së asaj që studiuesit sot e quajnë "neoliberalizëm"; nga Kolokiumi Walter Lippmann te Komiteti për Mendimin Social në Çikago apo Shoqata Mont Pelerin.

Prandaj demokracia liberale sot, e kërcënuar nga ekstrimizmi në rritje, ka nevojë më shumë se kurrë të ripërtërihet mbi idetë dhe trashëgiminë që la pas Friedrich August von Hayek.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH