Editorial

EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Nuk është problem trajnimi i deputetëve, por katandisja e tyre në rrogëtarë

Shkruar nga Liberale

EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Nuk është problem trajnimi i

Ervis Iljazaj

Personalisht nuk shikoj asgjë të keqe që Partia Socialiste ka vendosur të trajnojë deputët e saj më të rinj për çështje si organizimi dhe funksionimi i parlamentit, roli i deputeti brenda rendit kushtetutes apo çështje të tjera që kanë të bëjnë me funksionin e tyre si përfaqësues. Edhe pse ky trajnim ka ngjallur debate të shumta, duhet të kuptojmë se parlamenti nuk është akademia e shkencave por vendi ku përfaqësohen qytetarët dhe interesat e tyre.

Ka një debat prej shekujsh nga studiues të fushës se çfarë është parlamenti, elita e shoqërisë apo pasqyra dhe reflektimi i saj? Në këtë kuptim nuk është e thënë që një deputet që ndoshta vjen nga profesione të ndryshme mund të dijë se çfarë janë ligjet, si funksion shteti e të tjera çështje të tilla.

Madje, për të qenë deputet Kushtetuta e Shqipërisë dhe shumica e kushtetutave europiane nuk përcaktojnë se duhet të kesh arsim të lartë për t’u zgjedhur deputet, por mjafton të jesh 18 vjeç. Në shumë parlamente të Europës ka deputetë që nuk e kanë arsimin e lartë, pikërisht për faktin se parlamenti duhet të përfaqësoje shtresa dhe klasa të ndryshme të shoqërisë dhe nuk është e thënë që ai të përbëhet nga shkencëtar, por nga njerëz që arrijnë të përfaqësojnë interesa të zonës ku janë zgjedhur dhe të ngrejnë zërin për problemet e tyre. Për të gjitha teknikalitet e tjera parlamentet kanë staf administrativ dhe struktura mbështetese si juristë, këshilltarë e shumë ekspertë të tjerë.

Sigurisht, nëse janë njërëz të ditur dhe elita e shoqërisë do të ishte shumë më mirë, por ky nuk është kusht për t’u zgjedhur si deputetë.
Prandaj, problemi me deputetët nuk është te trajnimi por te roli i tyre që luajnë dhe roli i parlamentit në tërësi. Problemi është se deputetët tashmë nuk vendosin për asgjë, por thjesht ngrejnë kartonin sa herë j’ua kërkon partia, dhe kaq.

E vërteta është, se ata më shumë se kushdo e kanë kuptuar se deputeti është thjesht një rrogëtar, tanimë me një rrogë të lartë. Rrogëtar është një fjalë që përdorej në Shqipëri për një person që punonte në një familje të pasur. Kur punoje si i tillë për beun apo again dhe i shërbeje vetëm atyre.

Kështu që, edhe deputetët në Parlamantin e Shqipërisë janë kthyer thjesht në rrogëtarë, me ndonjë përjashtim të vogël, por në përgjithësi ky është fenomeni. Fiks si në kohën e komunizmit, ku deputetit i jepej një rrogë për të legjitimuar vendimet e pushtetit dhe si pyeste kush për asgjë tjetër.

Arsyet se përse deputeti në Shqipëri është kthyer në një karikaturë e tillë janë të shumta. Mund të jenë arsye kulturore dhe sociale. Mund të jetë sistemi zgjedhor i cili i jep mundësi kryetarit të partisë t’i emërojë deputetët dhe jo të zgjidhen nga vota e qytetarëve. Por fakt mbetet, që deputët tashmë janë kthyer në qënie mekanike që thjesht ngrejnë ose ulin kartonë. As propozojnë ligje, as hedhin ide dhe as kanë vizion politik për të ardhmen e vendit.

Aq e vërtetë është kjo, sa që Partia Socialiste një pjesë të tyre i zgjodhi nëpërmjet një platoforme të quajtur ’’deputeti që duam’’. A thua se deputeti është një punonjës administrate dhe po konkuron për një vend pune. Ndërkohë që deputeti përfaqëson shtresa shoqërore të caktuara, vjen aty si pasojë e betejave politike, sociale apo kulturore që ka zhvilluar, për një ide që ka për zhvillimin e vendit, apo si pasojë e një karrierë politike normale brenda një force të caktuar.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH