Pas disa muajve lufte, duket se shpresat për një armëpushim në Rripin e Gazës po rriten tashmë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvillon sot një takim të rëndësishëm me Presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u tha më herët gazetarëve se do të jetë “shumë i prerë” me Netanyahun për përfundimin e konfliktit. Ai u shpreh se beson qe “do të kete një marrëveshje” këtë javë.
“Po punojmë për të arritur marrëveshjen që është diskutuar, sipas kushteve të dakorduara”, tha nga ana tjetër Netanyahu.
Izraeli dhe Hamasi nisën bisedimet jodirekte për një propozim amerikan i cili parashikon një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve.
Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse dallimet kryesore që kanë penguar vazhdimisht arritjen e marrëveshjes, mund të tejkalohe