Globi

E RËNDË/ Katër fëmijë përplasin për vdekje gruan, makina e vjedhur drejtohej nga një 13-vjeçar

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/  Katër fëmijë përplasin për vdekje

Katër fëmijë janë ndaluar nga policia e Milanos, pasi të hënën kanë përplasur për vdekje një 71-vjeçare, Cecilia De Astis. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferinë jugore të qytetit.

Sipas medieve italiane, makina tip “Citroen” e vjedhur, doli nga rruga dhe përplasi gruan e cila po ecte drejt stacionit të autobusit. Goditja ishte fatale dhe 71-vjeçarja humbi jetën pak çaste më vonë në spitalin e Niguardës, nga plagët e rënda.

Në timon ndodhej një 13-vjeçar, ndërsa shoqëruesit e tij ishin dy djem 11-vjeçarë dhe një vajzë 12-vjeçare. Të gjithë janë fëmijë të lindur në Itali nga familje me origjinë boshnjake, që jetojnë në një kamp rom të paligjshëm në via Selvanesco.

Autoritetet italiane kanë sqaruar se asnjëri nga të miturit nuk është i dënueshëm, pasi nuk kanë mbushur moshën penale (14 vjeç).

Policia lokale i identifikoi falë kamerave të sigurisë në zonë. Gjurmët çuan tek një dyqan në një qendër tregtare dhe, përmes pamjeve të brendshme, hetuesit arritën të zbulojnë identitetin e tyre dhe vendndodhjen.

Fëmijët u gjetën mëngjesin e së martës në kampin ku jetojnë, i ndërtuar në mënyrë të paligjshme mbi një tokë private të rrethuar nga mbeturina, furgonë dhe karroca banimi. Kampi ishte më herët subjekt i ndërhyrjeve të policisë për zgjatje në tokë publike.

Makina e përdorur nga fëmijët ishte vjedhur nga disa turistë francezë pak ditë më parë. Gjatë ngjarjes, sipas dëshmive, automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH