Funerali i Lena Samaras, vajzës së ish-kryeministrit grek Antonis Samaras, është mbajtur sot në Athinë.
Lena Samaras ndërroi jetë të enjten në moshën 34 vjeç pasi pësoi atak kardiak në Spitalin Evangelismos të Athinës. Ndërkohë autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes së saj, shkruan Prothema.gr.
Lamtumira e fundit e ish-kryeministrit Antonis Samaras për të bijën gjatë shërbimit mortor në kishën e Shën Theodhorit ishte prekëse.
“Çfarë mund të thotë një baba që humbet fëmijën e tij, çfarë mund të thotë një nënë që humbet shpirtin e saj, çfarë mund të thotë një vëlla që humbet gjysmën e tij, kur humbet shokun e tij më besnik. Çfarë mund të them si baba për këtë frymë dashurie që mbushi jetën tonë, për këtë aurë të fshehtë mirësie që preku kaq shumë njerëz me humbjen e saj”, tha ndër të tjera Antonis Samaras.
“Kjo është arsyeja pse e falënderoj Zotin që na dha këtë dhuratë, edhe pse për 34 vjet”.- shtoi ai.