Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ka lejuar dy milionë tonë ndihma.
Shumica e organizatave të ndihmës thonë se sasia e ndihmës që lejohet në Gaza është shumë më e ulët se ajo që nevojitet, raporton Sky News.
“Nëse do të kishim një politikë urie, askush në Gaza nuk do të kishte mbijetuar pas dy vitesh lufte.”
Ndër të tjera Netanyahu tha se ekziston një “fushatë globale gënjeshtrash” kundër Izraelit.
Ai pretendon se Hamasi ka plaçkitur kamionët e ndihmës dhe se ushqimi i pambledhur është “kalbur” në kufi, duke fajësuar OKB-në për mosshpërndarjen e tij.
"Po shqyrtoj tani mundësinë e një padie qeveritare kundër New York Times sepse kjo është skandaloze."- deklaroi ai.