Globi

Shënohet 1 viktimë e dhjetëra të plagosur nga tërmeti i FUQISHËM në Turqi

Shkruar nga Liberale
Shënohet 1 viktimë e dhjetëra të plagosur nga tërmeti i

Provinca perëndimore e Balikesirit është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter, të dielën. Si pasojë 1 person ka ndërruar jetë dhe kanë mbetur të plagosur 29 të tjerë.

Mediat vendase shkruajnë se viktima është 81-vjeçari, Nihat Onbas, i cili humbi jetën në spital pasi u nxor nga rrënojat e një ndërtese trekatëshe të shembur në qytetin Sındırgı.

Bashkëshortja e tij, Hamide Onbas, është jashtë rrezikut për jetën, por ka pësuar frakturë në krah.

Ndërkohë ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, konfirmoi se të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën. Nga 29 personat e lënduar, 18 janë tashmë të liruar nga spitali, ndërsa 11 të tjerë vazhdojnë trajtimin, kryesisht për dëmtime të pësuara gjatë përpjekjes për të dalë nga ndërtesat.

Në fshatrat përreth zonës së Zenterit, 16 ndërtesa janë shembur, përfshirë 4 banesa dhe 12 objekte të braktisura, fatmirësisht pa shkaktuar viktima të tjera.

Tërmeti u regjistrua në orën 19:53 (sipas orës lokale), me një thellësi fokale prej 10 km. Lëkundjet u ndjenë gjerësisht në rajonin e Marmarasë, përfshirë edhe Stambollin dhe brigjet veriore e lindore të Egjeut, pa shkaktuar dëme në ishujt grekë.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH