Globi

Washington Post: Trump planifikon një task forcë speciale për t'iu përgjigjur menjëherë "trazirave të brendshme"

Shkruar nga Liberale

Washington Post: Trump planifikon një task forcë speciale për

Administrata e Donald Trump po shqyrton planet për të krijuar një “Forcë të Reagimit të Shpejtë për Trazirat e Brendshme ”, e përbërë nga qindra ushtarë të Gardës Kombëtare dhe e ngarkuar me vendosjen e shpejtë në qytetet amerikane që përballen me protesta ose trazira, sipas një raporti në Washington Post sot, i cili citon dokumente të brendshme të Pentagonit.

Dje kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se kishte urdhëruar marrjen federale të kontrollit të forcës policore të Uashingtonit dhe vendosjen e 800 anëtarëve të armatosur të Gardës Kombëtare me kompetenca arrestimi, nëse është e nevojshme, me qëllim që - siç tha ai, të adresojë shkallën e lartë të krimit në kryeqytetin e SHBA-së.

Gjatë fundjavës, ai kishte dërguar tashmë përforcime federale në rrugë dhe bëri thirrje që adoleshentët nga mosha 14 vjeç të gjykohen si të rritur, duke e paraqitur kryeqytetin amerikan si një qytet të rrënuar nga bandat e dhunshme të të rinjve.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH