Një histori e pazakontë, e cila ngjan më tepër me një skenë filmsh, ka ndodhur në Nju Jork, me protagoniste një oficere policie, e cila duke ndjekur një të dyshuar për vjedhje makinash në Queens, përfundoi me një zhytje në ujë.
Ngjarja u kap nga kamera në trupin e njërit prej dy oficerëve të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) të përfshirë në incident.
Videoja fillon me 24-vjeçarin Matthew Swafford, i cili shihet duke ecur përgjatë një moli. Pavarësisht thirrjeve të një policeje që i bërtiste “Ndalo aty!”, ai nuk e ndaloi ecjen dhe u hodh në ujë. Oficerja, e vendosur për të mos lejuar arratisjen, hoqi pajisjet e saj dhe u zhyt menjëherë pas tij, ndërsa kolegu i saj kërkoi përforcime përmes radios.
A suspected car thief tried to make his escape by diving into the water.
— NYPD NEWS (@NYPDnews) August 10, 2025
He didn’t count on our dedicated @NYPD101Pct officers following him without hesitation, putting duty before danger.
Their quick action ended the chase safely, bringing him onto shore, and into custody. pic.twitter.com/QDNqqG7YvO
Në pamjet filmike shihet momenti kur Swafford përpiqet ta mbysë policen, duke e kapur dhe zhytur nën ujë. Kjo shkaktoi ndërhyrjen e menjëhershme të oficerit të dytë, i cili gjithashtu u hodh në ujë për ta shpëtuar kolegen dhe për të neutralizuar të dyshuarin. Falë reagimit të shpejtë dhe vendosmërisë së tyre, Swafford u arrestua në vendngjarje.
Pas arrestimit, një nga oficerët i tha Swafford-it: “E përjetuam gjithë këtë për një makinë të vjedhur?”
Në përgjigje, 24-vjeçari pranoi: “Po, e di… ishte budallallëk.”
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut reagoi me një deklaratë: “Një i dyshuar për vjedhje makinash u përpoq të arratisej duke u zhytur në ujë. Ai nuk e priste që oficerët e @NYPD101Pct do ta ndiqnin pa hezitim, duke vënë veten në rrezik. Veprimi i tyre i shpejtë dhe vendimtar i dha fund ndjekjes në mënyrë të sigurt, duke sjellë të dyshuarin në breg dhe në pranga.”