Globi

Sot mund të jetë dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

Sot mund të jetë dita më e nxehtë e regjistruar

I nxehti afrikan është rikthyer sërish në vend, ku temperatura kanë arritur nivele ekstreme. Një ditë më parë në Tiranë, termometri ka regjistruar 42 gradë celsius, ndërsa ditën e sotme kjo vlerë pritet të tejkalohet.

Ky tejkalim i vlerës 42 gradë, e bën ditën e sotme ndoshta më të nxehtën ndonjëherë në Shqipëri. Përvec Tiranës, temperaturat përvëluese janë regjistruar dje edhe në Berat, Shkodër, Elbasan dhe Gjirokastër, me vlera mbi 41°C.

Sinoptikanët kanë bërë apel për kujdes sidomos për të moshuarit, fëmijët e personat me probleme shëndetësore dhe rekomandojnë qëndrimin në ambiente të freskëta gjatë orëve të pikut (11:00 – 17:00).

Temperaturat e larta kanë sjellë dhe shpërthimin edhe përhapjen e shumë zjarrëve që kanë mbërthyer vendin nga veriu në jug. Pritet që ditët në vijim të shënojnë ulje të temperaturave dhe tërheqjë të të nxehtit afrikan.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH