Aktualitet

Ditë PËRVËLUESE, temperaturat sot shkojnë deri në 42 gradë Celcius në këto qytete

Shkruar nga Liberale
Ditë PËRVËLUESE, temperaturat sot shkojnë deri në 42

Temperaturat e larta që kanë përfshirë territorin e vendit tonë prej ditës së hënë, do të vazhdojnë edhe sot për shkak të masave ajrore afrikane që kanë mbërritur mbi rajonin tonë.

Këtë të mërkurë, datë 13 gusht parashikohet një ditë tjetër me temperatura përvëluese, të cilat do të qëndrojnë mbi 40 gradë celcius, ndërsa nuk ka indikacione për vranësira apo reshje shiu.

Temperaturat maksimale do të regjistrohen në Shkodër, 42 gradë, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier e Gjirokastër përkatësisht 41 gradë Celsius, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ndërsa temperaturat e mëngjesit dhe të mbrëmjes do të vijojnë të jenë në vlerat 20 gradë në zonat malore dhe 25-26 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s. Deti me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH