Aktualitet

Një VIKTIMË dhe shtatë fshatra të djegura në Gramsh, ZJARRI ende jashtë kontrollit!

Shkruar nga Liberale

Një VIKTIMË dhe shtatë fshatra të djegura në Gramsh,

Situata e zjarreve në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë.

Kjo pasi era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja kanë dalë në zona të ndryshme. Në Skënderbegas po digjet dhe fshati i fundit.

Gjithsej 6 fshatra të shkrumbuar totalisht, fshati i 7 sapo është përfshirë nga flaket dhe një tjetër shumë afër.

Në njësinë Kodovjat zjarri është shumë afër fshatit Posnovisht dhe pastaj fshatrat e tjerë janë zinxhir afër me njëri tjetrin.

Kujtojmë se ditën e djeshme u shënua dhe viktima e parë nga zjarret, ku një i moshuar në Gramsh humbi jetën pikërisht për shkak të flakëve që mbërthyen disa fshatra.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH