Politikë

Shqipëria në “luftë” me flakët/ Reagon Rama: Ata që i ndezën ZJARRET qëllimisht, do të marrin DËNIMIN më të rëndë ligjor!

Shkruar nga Liberale

Shqipëria në “luftë” me flakët/ Reagon Rama: Ata

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëuar sot se të gjithë zjarrvënësit që po ndezin zjarret qëllimisht, do të ndëshkohen rëndë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka falënderuar zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët, që po luftojnë pa pushim me flakët, duke rrezikuar jetën e tyre për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën.

“Falënderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë. Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji”, shkruan Rama.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH