Politikë

FOTO HISTORIKE/ Pasojat e kultit të individit: Krenaria e të rinjve në fund të viteve ‘80, para bustit të Enver Hoxhës

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Pasojat e kultit të individit: Krenaria e të rinjve

Kulti i individit në regjimet totalitare i tjetërson njerëzit deri në atë pikë, saqë shumë prej tyre e nderojnë udhëheqësin, siç i mëson partia, edhe pas vdekjes.

Në vend të një poze para monumentit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të rinjtë që vizitonin Tiranën në fund të viteve ‘80 pozonin para monumentit të ish-diktatorit komunist, Enver Hoxhës.

Monumenti i Enver Hoxhës në mermer është përuruar në vitin 1988 në muzeun “Enver Hoxha” në Tiranë. Realizuesit i këtij monumenti ishin skulptorët Kristaq Rama dhe Thoma Thomai, ndërsa statuja ishte afërsisht 2.60 m e lartë.

Kjo foto është realizuar vetëm dy vite para se të niste lëvizja për ndryshimet politike çka i hapi rrugë rënies së regiimit dhe rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991.

Ironikisht sot turistë të shumtë të huaj pozojnë para ish-vilës së Enver Hoxhës, ose mbetjeve nga regjimi i kaluar siç është bunkeri në afërsi të kryesisë së Kuvendit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH