Politikë

Shqipëria digjet/ Berisha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore! Këshilli i Sigurisë Kombëtare vazhdon ahengjet nëpër bashki

Shkruar nga Liberale

Shqipëria digjet/ Berisha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për situatën e zjarreve në vend, duke kërkuar që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Kreu i PD-së hodhi akuza ndaj qeverisë duke e bërë përgjegjëse , ndësa sulmoi edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare duke thënë se 'vazhdon ahengje nëpër bashki'. 

"Në dhjetëra zona është një situatë tërësisht jashtë kontrollit. Nëqoftëse ka një situatë që quhet emergjencë kombëtare, për çdo shqiptar përveç se narkoqeveritarët, kjo është një emergjencë kombëtare. Në vend të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, këshilli vazhdon ahengjet nëpër festa të bashkive lokale. Forcat e armatosura dhe qindra policë përdoren për të pushtuar televizionin Neës24, për të rrëmbyer.

Kamionët e tyre përdoren jo për të evakuuar gjënë e gjallë, njerëzit nga zonat e zjarrit, por për të plaçkitur dhe grabitur kompjuterat, laptopët, tavolinat e punës, mjetet e punës së gazetarëve, nga njerëz që nuk kanë ligj e as moral. Prapa këtij krimi të shëmtuar qëndron Edi Rama. Prapa kësaj situate dramatike qëndron Edi Rama.",u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH