Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në fshatin Trebinjë të Mokrës. Zjarri, i ndihmuar edhe nga temperaturat e larta, është përhapur me shpejtësi në të gjithë shtëpinë.
Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin menjëherë nga banesa dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Banorët e zonës kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ndodhet në drejtim të fshatit Trebinjë, një zonë e largët dhe me akses të vështirë.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Dëmet materiale janë të konsiderueshme.