Editorial

Verifikim FAKTESH: A duhet të ankohemi nga BE-ja për demokracinë tonë?

Shkruar nga Liberale

 

Verifikim FAKTESH: A duhet të ankohemi nga BE-ja për demokracinë

Analizë nga Euronews.com

 - Titulli në origjinal: Verifikim faktesh: Jo! BE-ja nuk po e shkatërron demokracinë evropiane - 

Vendet evropiane, përfshirë shtetet anëtare të BE-së, kanë tendencë të dominojnë indekset e demokracisë, edhe pse demokracia po përballet me kërcënime në mbarë botën

Drejtori ekzekutiv i Teslës, Elon Musk, ka lëshuar edhe një herë pretendime të dyshimta në lidhje me BE-në, popullaritetin dhe cilësinë e demokracisë së saj.

Në një postim në X, multimiliarderi tha se Irlanda dhe të gjithë vendet e tjera anëtare të BE-së duhet të largohen nga blloku, me pretendimin se kjo po shkatërron demokracinë e Evropës. Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi tjetër që kritikonte një vendim të kohëve të fundit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED), e cila hodhi poshtë një pretendim nga qeveria irlandeze se nuk ishte në gjendje të mbulonte siç duhet nevojat themelore të azilkërkuesve për shkak të një fluksi të madh aplikantësh.

Gjykata tha se ligji i BE-së përcakton që shtetet anëtare duhet të garantojnë një standard të përshtatshëm jetese për aplikantët për azil, përfshirë strehimin dhe kuponët, edhe kur situata është e vështirë. Pretendimet se BE-ja i bën vendet më jodemokratike mund të hidhen poshtë duke parë renditjen globale.

Pretendimet për mungesën e supozuar të demokracisë në BE shpesh ngrihen kur Gjykata Evropiane e Drejtësisë jep një vendim që një fraksioni ose figure të caktuar politike nuk e pëlqen, por hulumtimet tregojnë se vendet e BE-së, dhe kombet evropiane në përgjithësi, janë ndër më demokratiket në botë.

Indeksi i Demokracisë i Njësisë së Inteligjencës Ekonomike (EIU) , i publikuar këtë vit, thotë se ka 25 vende në botë që janë "demokraci të plota", 13 prej të cilave janë në BE (janë kryesisht vendet më të zhvilluara në perëndim). Vlerësimi i saj bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, liritë civile, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike dhe kultura politike, duke i dhënë secilit prej 167 vendeve një pikë deri në 10. 

Disa nga vendet me renditjen më të lartë përfshijnë Suedinë, Finlandën, Danimarkën dhe në fakt Irlandën. Numri është edhe më i lartë kur merren në konsideratë vendet evropiane jo-anëtare të BE-së, si Norvegjia, e cila është në krye të renditjes, Islanda, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.

Vende të tjera jo-evropiane që siguruan rezultate veçanërisht të larta janë Zelanda e Re, Australia, Tajvani dhe Kanadaja. Shumë vende të tjera të BE-së (përfshirë Shqipërinë) janë etiketuar si "demokraci me të meta" nga EIU, por ky përkufizim është për vende me renditjen e dytë më të lartë në indeks.

Franca, Malta, Sllovenia dhe Letonia janë disa nga shtetet anëtare që përbëjnë. Jashtë Evropës, vendi i Muskut, SHBA-ja, është gjithashtu i listuar si një "demokraci me të meta", ashtu si edhe vendi i tij i lindjes, Afrika e Jugut.

EIU vëren se vendet evropiane dominojnë 10 dhe 20 vendet e para në renditje, veçanërisht vendet nordike dhe ato të Evropës Perëndimore. “Evropa Perëndimore ka rezultatin më të lartë të indeksit nga çdo rajon tjetër, me 8.38, dhe ishte i vetmi që përmirësoi rezultatin e saj të përgjithshëm në vitin 2024, megjithëse pak”, thekson raporti, duke shtuar se kishte një rënie të demokracisë në mbarë botën, ndërsa nga ana tjetër autokracitë duket se po forcoheshin.

Megjithatë, shtoi raporti se pavarësisht këtij suksesi të përgjithshëm për kontinentin e vjetër, demokracia në disa vende të BE-së është përkeqësuar, siç janë rastet në ish-vendet lindore si Bullgaria, Hungaria dhe Rumania, e fundit prej të cilave renditet si një "regjim hibrid" - këto kombinojnë elementë të demokracisë zgjedhore me sjellje autoritare, sipas studimit. (Studimi nisur nga pozicionimi i Rumanisë zbulon se anëtarësimi në BE nuk e shkatërron por as e përmirëson demokracinë).

Në Hungari, pati një rënie të besimit të publikut tek qeveria dhe një përkeqësim të korrupsionit, sipas EIU-së. Bullgaria gjithashtu pa një përkeqësim të rezultatit të korrupsionit. Ndërsa ende ekziston një ndarje e qartë demokratike midis vendeve lindore dhe perëndimore të BE-së, hendeku po ngushtohet ngadalë: Republika Çeke dhe Estonia hynë në listën e "demokracive të plota" këtë vit, pas një dekade kur asnjë vend i Evropës Lindore nuk u përfshi në këtë listë.

Çfarë tregon renditja për Shqipërinë
Shqipëria mban vendin e 66-të në listën botërore nga 167 vende, referuar renditjes së Indeksit të Demokracisë së Njësisë së Inteligjencës Ekonomike (EIU) dhe vlerësohet vend me "demokraci me të meta". Ndonëse ngjitur, më mirë pozicionohen Serbia (64), Maqedonia e Veriut (62), Kroacia (56) dhe Mali i Zi (50).  

Më keq se Shqipëria në rajonin tonë është Rumania (regjim hibrid), vend i BE-së, dhe Bosnja (po ashtu i vlerësuar si një vend me regjim hibrid). Akoma më keq nga ish-vendet e Lindjes ose ish-vendet komuniste, jashtë sferës perëndimore janë vlerësuar Turqia (vendi 103 dhe regjim hibrid) dhe Rusia (150, i vlerësuar me regjim autoritarian).

Si konkluzion, siç paraqitet në tabelat e indeksit të EIU, demokracia nuk "importohet" por është kulturë që zhvillohet përmes progresit shoqëror dhe për këtë kërkon së pari vullnetin e vetë politikanëve.

/Përgatiti: Liberale.al/

Verifikim FAKTESH: A duhet të ankohemi nga BE-ja për demokracinë
Europa, vendet e pozicionuara më mirë mes 167 vendeve në botë sipas vlerësimit (EIU)

Verifikim FAKTESH: A duhet të ankohemi nga BE-ja për demokracinë

Demokracia në vende të tjera të Europës, sipas Indeksit të Demokracisë së Njësisë së Inteligjencës Ekonomike (EIU)

Verifikim FAKTESH: A duhet të ankohemi nga BE-ja për demokracinë

Vendet e Europës me demokraci më të konsoliduar se Shqipëria, e cila mban vendin e 66-të në botë nga 167 vende të marrë në analizë 

Verifikim FAKTESH: A duhet të ankohemi nga BE-ja për demokracinë

Vendet e tjera të Europës, më pak demokratike se Shqipëria sipas Indeksit të Demokracisë së Njësisë së Inteligjencës Ekonomike (EIU) 

 

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH