Laureati i Çmimit Nobel skicoi argumentet e tij për “Ribërjen e Liberalizmit”, i cili është edhe titulli i librit të tij të ardhshëm, i planifikuar të botohet në vitin 2026. Në Sallën e Madhe të Godinës Marshal të LSE-së, mbushur plot e përplot, Acemoglu, fituesi i përbashkët i Çmimit Sveriges Riksbank 2024 në Shkencat Ekonomike dhe profesor i MIT-it, ngriti shqetësimin se gjatë viteve të fundit hapësira e ideve po fitohet nga e djathta radikale
Daron Acemoglu*
Gjatë dekadës së fundit kam krijuar bindjen se sukseset e mëdha të liberalizmit po errësohen nga probleme të mëdha që kanë lindur. Dhe kjo kërkon ribërjen e liberalizmit në disa drejtime.
Konsatimi mund të shokojë disa prej jush, por pikëpamja ime është se tani për tani, idetë e reja nuk po vijnë nga ana liberale, por nga ana antiliberale, e djathta radikale.
Nëse shikoni idetë që po përhapen dhe artikulojnë mënyra të reja të organizimit të shoqërisë, të cilat shumë... i konsiderojnë si mjaft të pahijshme, janë në fakt ato që po fitojnë terren. Liberalizmi dështoi të përshtatej me të qenit establishment.
Liberalizmi, në përgjithësi, është respekt për liritë dhe çlirimet individuale, përpjekje për të krijuar sundim të ligjit, fushë loje të barabartë, angazhim për të ndihmuar të pafavorizuarit nëpërmjet rishpërndarjes dhe investimeve të tjera publike.
Pra, jo liberalizëm klasik, por pak më shumë liberalizëm i majtë, i cili ka qenë forca dominuese në gjenerimin e ideve të reja për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të, [dhe] është përgjegjës për shumë nga arritjet që kemi parë gjatë 150 viteve të fundit, ndoshta edhe më gjatë.
Suksesi i liberalizmit ishte i rrënjosur në tre premtime të nënkuptuara.
Së pari: prosperitet i përbashkët, që do të thotë se do të ketë rritje ekonomike dhe pothuajse çdo grup në shoqëri do të përfitojë një pjesë të saj. Fitimi i të drejtës së votës ishte pjesë e kësaj axhende të krijimit të prosperitetit të përbashkët.
Së dyti: shërbimet publike ose kanalizimet. Mendoj se kjo gjendje shpirtërore është prekur dikur nga poeti laureat i Britanisë, John Beecham, i cili tha se kombi ynë qëndron për demokracinë dhe kanalizimet e duhura; ofrimin e shërbimeve për njerëzit që nuk ekzistonin në pjesën më të madhe në shekullin e 19-të. Prosperiteti i përbashkët dhe shërbimet publike janë ‘arma’ sekrete e liberalizmit.
Premtimi i tretë i liberalizmit ishte rritja ekonomike.
Besimi i përbashkët nxit rritjen ekonomike. Mendoj se një nga gjërat më frymëzuese në lidhje me liberalizmin ishte besimi i tij në progres, jo në pashmangshmërinë e tij, por në mundësinë e progresit.
Megjithatë, filluan të shfaqen çarje ndërsa kompakti industrial ia la vendin ekonomisë post-industriale, veçanërisht me futjen e teknologjive dixhitale së bashku me globalizimin dhe derregullimin.
Teknologjitë dixhitale sollën të mira. Nga natyra, teknologjitë e para dixhitale ishin shumë plotësuese për punëtorët më të kualifikuar dhe më të arsimuar.
Por ato filluan të krijonin një hendek midis mundësive ekonomike për më pak të arsimuarit dhe më shumë të arsimuarit.
Megjithatë, më e rëndësishmja është se teknologjitë dixhitale sollën automatizim, ku firmat mund të prodhonin më tepër dhe me më pak nevojë për fuqi punëtore, gjë që i preu lidhjet e kompaktësisë industriale.
Kjo, nga ana tjetër, çoi në shpërthimin e pabarazisë dhe në mosmbajtjen e ritmit të fuqisë punëtore manuale, më pak të arsimuar. Fuqia punëtore që u largua nga prodhimi ishte më pak e arsimuar dhe fuqia punëtore e nevojshme për industritë e reja ishte shumë e arsimuar. Divergjenca e krijuar e nxori në pah fatin e të arsimuarve dhe të paarsimuarve, duke krijuar një krizë për liberalizmin ose demokracinë liberale.
Por unë mendoj se kriza e madhe erdhi sepse ekonomia post-industriale - në një formë klasike të ekonomisë politike - u shoqërua me politikën post-industriale... ku ata me arsim të lartë filluan ta shohin veten si të dallueshëm nga pjesa tjetër e shoqërisë, dhe gjithashtu duke prerë, shkëputur lidhjet e tij me pjesën tjetër të shoqërisë.
[Elita] me arsim të lartë ndan pjesën më të madhe të dështimit në historinë e liberalizmit. Pas kësaj vijnë paratë dhe statusi, ashtu si edhe një sërë vlerash të ndryshme, veçanërisht në vende si SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, me një elitë që “martohet” brenda grupit të tyre të statusit. Kjo ka sjellë në më pak përzierje të komuniteteve dhe më shumë segregacion, duke çuar përfundimisht në ngritjen e një "elite" të identifikuar e të kontestuar nga shumica (me të drejtë vote) si me ndikim disproporcional në hartimin e politikave.
Lugina e Silikonit (qendra globale për teknologji dhe inovacion) në Shtetet e Bashkuara është një mikrokozmos i elitës, dhe ata janë shumë më pro tregut. [Ata mendojnë] se kanë më shumë të drejtë për rishpërndarje dhe se se suksesi është më shumë meritë. Ata kanë një numër idesh të tjera, më të djathta. Por nëse pyet njerëzit në sektorin e arsimit ose administratën publike, shumica e tyre ndajnë vlera krejt të ndryshme.
Kjo nuk funksionon me natyrën e liberalizmit, sepse kur përpiqesh nga lart poshtë të ndryshosh vlerat e komuniteteve në fund nuk bën gjë tjetër veçse dëmton komunitetet dhe shkatërron bazën e vetëqeverisjes, e cila është tepër e rëndësishme për liberalizmin dhe ndoshta edhe me më shumë pasoja, çka shoqërohet nga reagime negative.
Pra, mendoj se kjo është baza e krizës së liberalizmit. Ne duhet të krijojmë atë që unë do ta quaja një liberalizëm të klasës punëtore, një liberalizëm që në të vërtetë fiton admirimin e klasave punëtore.
Pra, jo një liberalizëm që është më shumë i përqendruar te të arsimuarit, por shumë më tepër te komunitetet dhe akoma më tepër te vetëqeverisja në nivel komuniteti.
Të gjitha këto komunitete, së pari, duan vetëqeverisje. Mendoj se shumë nga pakënaqësia, shumë nga reagimet negative kanë të bëjnë me ndjenjën e mungesës së vetëqeverisjes që duhet të jetë pjesë përbërëse e çdo projekti liberal.
Së dyti, ata duan vende pune. Prosperiteti i përbashkët nuk mund të arrihet pa asgjë tjetër përveç vendeve të punës. Pra, ky duhet të jetë një liberalizëm që është shumë më tolerant ndaj diversitetit të komuniteteve, veçanërisht komuniteteve të klasës punëtore, feve të ndryshme, traditave të ndryshme, paragjykimeve të ndryshme, që i merr seriozisht shqetësimet e tyre kulturore, por gjithashtu i jep përparësi rritjes ekonomike, veçanërisht krijimit të vendeve të punës.
* Libri i ardhshëm i Acemoglu-t do të thellohet më tepër në argumentet e tij për "Ribërjen e Liberalizmit". Acemoglu fitoi Çmimin Nobel për Ekonomi në tetor të vitit të kaluar së bashku me Simon Johnson dhe James A Robinson për studimin e tyre, "se si formohen institucionet dhe si ndikojnë në prosperitet". Ai është gjithashtu bashkëautor i librit të famshëm, “Pse dështojnë kombet” , botuar në vitin 2012, si dhe “Pushteti e progresi: lufta jonë mijëvjeçare mbi teknologjinë dhe prosperitetin” .