Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, ka komentuar me tone kritike situatën aktuale të tregut muzikor në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Getoari u shpreh i zhgënjyer me mungesën e identitetit artistik në projektet që publikohen kohët e fundit.
“Këngët që dalin verës janë të gjitha njësoj. Bashkëpunimet, zhanri, çdo gjë është e njëjtë. Vetëm ndërrohen emrat e artistëve. Është bërë konsum”, deklaroi ai, duke nënvizuar se muzika sot është kthyer më shumë në një produkt të shpejtë sesa në një formë arti me vlerë.
Getoari foli edhe për vendimin e tij për të publikuar një album të ri, duke theksuar se ky projekt nuk është ndikuar nga trendet apo moda e bashkëpunimeve masive, por nga dëshira për të sjellë muzikë me qëllim dhe përmbajtje.
“Një artist sot duhet të dijë si të menaxhojë veten. Kam bërë album vetëm për këtë arsye, për njerëzit që më duan dhe e kërkojnë muzikën time. Bashkëpunimet që kam bërë nuk janë të zakonshme”, u shpreh ai.