Showbiz

Lëvizje të papritura në rrjet: Gjesti dhe Stresi i japin “unfollow” njëri-tjetrit!

Shkruar nga Liberale.al

Lëvizje të papritura në rrjet: Gjesti dhe Stresi i japin

Pas publikimit të një videoje virale ku në qendër ishin Jozi dhe Stresi, rrjetet sociale janë ndezur nga reagimet dhe komentet e shumta. Në mesin e gjithë kësaj zhurme, një lëvizje e papritur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve: Gjesti ka hequr Stresin nga lista e tij e ndjekësve në Instagram.

Ky veprim është komentuar gjerësisht, sidomos duke pasur parasysh se Stresi ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të Gjestit gjatë kohës që ai ishte pjesë e reality show-t BBVIP, ku e mbështeti hapur në intervista dhe postime.

Por “unfollow”-i nuk mbeti pa përgjigje. Pak orë më vonë, edhe Stresi vendosi të bëjë të njëjtën gjë, duke e larguar Gjestin nga lista e ndjekësve të tij.

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për këtë situatë. Por, siç ndodh shpesh në botën e personazheve publikë, veprimet në rrjet kanë më shumë peshë se fjalët.

Pyetja që lind natyrshëm është:
A është ky fundi i një miqësie që nisi si aleancë televizive? Apo thjesht një moment tensioni që mund të zgjidhet?

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH