Aktualitet

Stuhi e fortë me breshër godet Gramshin/ Dëme të mëdha, për fermerët!

Shkruar nga Liberale.al

Stuhi e fortë me breshër godet Gramshin/ Dëme të mëdha,

Një stuhi e fortë shoqëruar me reshje shiu dhe breshëri ka përfshirë pasditen e sotme rrethin e Gramshit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha të mbjella me kultura bujqësore. Sipas informacioneve të mbledhura nga gazetari Shkëlzen Henkoja, përmes një lidhjeje telefonike me fermerin Leonard Shuli nga fshati Kukur, stuhia ka zgjatur mbi 15 minuta, duke shkatërruar qindra dynymë me prodhime të ndryshme bujqësore.

Sipas z. Shuli, dëmet më të mëdha janë regjistruar në parcelat me agrume si edhe në vreshtari, ku humbjet llogariten të jenë të mëdha. Fermerët e zonës shprehen të shqetësuar për pasojat që solli kjo stuhi në pak minuta
Për momentin, ende nuk ka një informacion të saktë mbi gjendjen e rrugëve.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH