Arte

ARTI shqiptar në zi. Shuhet Robert PAPAVRAMI mësuesi dhe babai i TEDI PAPAVRAMIT!

Shkruar nga Liberale

ARTI shqiptar në zi. Shuhet Robert PAPAVRAMI mësuesi dhe babai i TEDI

Violinisti i shquar Robert Papavrami është ndarë sot nga jeta. Ai ishte pedagog i violinës i disa gjeneratave të artistëve shqiptarë dhe babai i po ashtu violinisit Tedi Papavramit.

Akademia e Shkencave ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të violinistit.

“Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij. Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni e ta kujtoni!”, shkruan Akademia e Shkencave.

Robert Papavrami ka shënuar me gërma të arta emrin e tij në artin shqiptar. Ai u rrit në një familje tradicionale, ku gjëja me e rëndësishme ishte detyra dhe respekti.

Roberti i ri u shqua si violinist me shpirt, teksa u bë pedagog i violinës dhe për dekada nxori shumë violinistë, talent të cilin e trashëgoi dhe te biri i tij, Tedi Papavrami.

Edhe pas vendosjes në Francë ku hapi një shkollë, ai vazhdoi me pasionin e tij për zbulimin e talenteve dhe formimin e violinistëve të rinj.

Në nëntor 2014 Robert Papavrami, u nderua nga kryeministri Edi Rama, me medaljen e mirënjohjes, për kontributin e gjatë në artin shqiptar.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH